Zyrtari komunal i Komunës së Gjilanit, Qahil Halili ka treguar një rast që ka ndodhur në fshatin Zhegër të kësaj komune.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrejtin social Facebook, ka shkruar se shtëpia e Kulturës në këtë fshat është demoluar.
Asaj i janë thyer xhamat, është ndezur zjarr brenda saj e po ashtu shihen edhe mbeturina.
“Këto pamje veç Kulturë nuk Pasqyrojnë turpi te ju Mbulojë kudo qe jeni Vandalista te Demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.