Policia është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila të enjten është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Shtërpcë.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.