Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është duke u punuar në drejtim të definimit të shtesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, ai ka thënë se shteti çdo herë do të jetë pranë atyre që shërbejnë për të.
“Siç edhe e kemi diskutuar, është një proces që ka të bëjë me ligjin e pagave në tërësi. Ka qenë një proces i ndërlikur meqenëse bëhet fjalë për mbi 80 mijë zyrtarë publikë – pra është një sistem i tërë që është dashur të reformohet”, ka thënë Murati.
“Jemi në proces të definimit të këtyre shtesave, por edhe kompetencave dhe besoj që shumë shpejt do të kemi edhe përafrim të këtyre kërkesave në mënyrë që çdo gjë të vihet në vendin e vetë”, ka thënë ministri Hekuran Murati.