Shtetasi i Serbisë arrestohet, iu gjetën 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Shtetasi i Serbisë arrestohet, iu gjetën 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.

Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar).

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.

Related Articles