Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Kurti tha se ky është lajm shumë i mirë për mërgatën kosovare në Gjermani, pas sipas tij, shtetasit e Kosovës nuk kanë nevojë më të heqin dorë nga pasaporta e Kosovës për të marrë shtetësinë gjermane.
“Gjithashtu, ata të cilët për të njëjtën arsye tashmë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, do të mund të aplikojnë për ta rimarrë atë. Pra edhe shtetas i Kosovës, edhe shtetas i Gjermanisë. Edhe për Kosovën, edhe për Gjermaninë”, tha Kurti.