Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë.
Kujtojmë se në Kosovë janë sjellur rreth 700 afganë, javë më parë./Gazeta Enigma.
Shtetasja afgane lind fëmijë në QKUK
