Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se Greqia është mbështetëse e fortë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, sot është njoftuar edhe se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.