Shteti hungarez tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Shteti hungarez tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Parlamenti i Hungarisë miratoi projektligjin që mundëson fillimin e tërheqjes 1-vjeçare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Votimi formalizon procesin që ka filluar që prej muajit prill nga kryeministri Viktor Orbán, i cili njoftoi se vendi do të largohej nga gjykata që ndjek penalisht ata që akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

“Hungaria kundërshton me vendosmëri përdorimin e organizatave ndërkombëtare, në veçanti gjykatave penale, si instrumente të ndikimit politik”, thuhet në projektligj.

Sipas kryeministrit Orbán, gjykata nuk është më “e paanshme”, por më tepër një “gjykatë politike”.

Budapesti ka hedhur poshtë urdhër-arrestin e GJNP-së ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës Izrael-Hamas në Gaza.

Në Mars, Hungaria e kundërshtoi urdhrin kur Netanyahu vizitoi Budapestin për një udhëtim të rrallë jashtë vendit. Në përgjigje Gjykatës Ndërkombëtare Penale nisi procedurat e mosrespektimit të urdhrit kundër Hungarisë.

Related Articles