Propozimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që secili vend të emërojë një stadium sipas legjendës së ndjerë të Brazilit, Pele, tashmë është pranuar nga një komb.
Pele, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ndërroi jetë në fund të vitit 2021 në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo të Brazilit.
Braziliani legjendar, i cili ishte 82 vjeç në kohën e vdekjes së tij, kishte luftuar me kancerin dhe kishte vuajtur më parë me probleme me veshkat dhe prostatën.
Legjenda e Santos ishte në spital që nga shtatori dhe kërkoi një operacion për të hequr një tumor nga zorra e trashë, por më pas u lirua nga spitali.
Pas vdekjes së Peles në dhjetor, Infantino i bëri homazhe tri herë fituesit të Kupës së Botës në shërbimin e tij përkujtimor në Brazil.
Shefi i FIFA-s propozoi në shërbimin përkujtimor që çdo komb duhet të emërojë një stadium me emrin Pele, dhe shteti afrikan Cape Verde është i pari që ka pranuar idenë e Infantinos.
Kryeministri i Cape Verde, Jose Ulisses Correia e Silva konfirmoi se Estadio Nacional de Cabo Verde është vendi i zgjedhur për riemërimin.
Stadiumi prej 15 mijë vendesh, i cili pret ndeshje futbolli për kombëtaren e Cape Verde, do të quhet ‘Pele Stadium’ për nder të ish-lojtarit të New York Cosmos.
“Si nderim dhe mirënjohje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mrekullueshëm, manifestoj synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar si ‘Stadiumi Pele’, në një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës”.
“Me ikjen fizike të Edson Arantes de Nascimento, mbretit Pele, i cili shpejt u bë një figurë planetare, një ikonë e masave që tregon se sporti ka fuqinë të bashkojë botën, tani është dëshira jonë t’i bëjmë nderim”.
“Cape Verde dhe Brazili kanë një histori dhe kulturë që shkojnë dorë për dore, duke pasur parasysh se janë dy vende motra, të lidhura nga gjuha dhe identitetet shumë të ngjashme”.
“Pele ishte dhe do të jetë gjithmonë një referencë në Brazil, në vendet tona që flasin portugalisht dhe në pjesën tjetër të botës, duke qenë një idhull që lidh disa breza”, ka shkruar kryeministri i Cape Verde në Facebook.