Kosova aktualisht nuk ka asnjë dozë të asnjë lloj vaksine anti-COVID, dhe është vendi i fundit në rajon që ka nisur imunizimin e qytetarëve kundër pandemisë
Ndërkohë që Kosova nuk ka asnjë vaksinë, gazetari, Adriatik Kelmendi njofton se është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare “Facebook”, duke uruar që të gjithë qytetarët të kenë mundësi ta marrin vaksinën sa më shpejtë në Kosovë.
Ndryshe, të martën pasdite pritet të arrijnë mbi 4 mijë vaksina Pfizer në Kosovë të siguara nga Bashkimi Evropian.
Këtë e kishte konfirmuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, e cila tha se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.
/Gazeta Enigma/