Shtime: Gjendet 24 vjeçari që u raportua si i zhdukur

Shtime: Gjendet 24 vjeçari që u raportua si i zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur Agon Misini, i cili u raportua si i zhdukur në Shtime, raporton Gazeta Enigma.

Policia njofton se ai është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes dhe sipas mjekëve njoftohet që gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Më datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja. Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime. Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles