Një 21-vjeçar është therur sonte me thikë.
Rasti ka ndodhur në Shtime, në rrugën “Tahir Sinani”.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohê!”, tha Veseli.