Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë shtuar dy shërbime të reja në repartet e QKUK-së, për tëe cilat tha se u mundësojnë qytetarëve që të mos shpenzojnë mijëra euro në institucione shëndetësore private, njofton Gazeta Enigma.
Njëri nga shërbimet e reja është Ultrazëri Endoskopik (EUS) në Njësinë Endoskopike. Ky trajtim minimal invaziv kombinon endoskopinë dhe imazhin me ultratinguj, duke ofruar informacione të detajuara për traktin tretës dhe organet përreth.
Shërbimi tjetër i ri është Kapsula Endoskopike, që mundëson ekzaminim jo invaziv dhe gjithëpërfshirës të traktit tretës. Kjo teknologji e avancuar përdoret kur gastroskopia nuk është e mundur, apo nevojiten imazhe nga zorrët e holla.
“Përmes kësaj procedure, profesionistët shëndetësorë marrin imazhe të detajuara të zorrëve të holla, të cilat më parë ishin të vështira për t’u qasur”, shkroi Vitia në Facebook. /Gazeta Enigma