Mund të kenë ardhur nga mbarë bota, por në Kosovë kanë hyrë vetëm nga Maqedonia e Veriut.
Por nga ora 00:00 e kësaj të enjte, të gjithë aeroplanët që futën në Kosovë do të mund të hyjnë nga dy korridore të reja ajrore, të cilat u zyrtarizuan me Shqipërinë.
Kjo po cilësohet si arritje e madhe në fushën e aviacionit civil, për çka pritet të ndikojë edhe në shkurtimin e kohës së fluturimeve dhe çmimin e biletave.
Sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu tash e sa vjet kjo s`u realizua deri tash për çështje teknike.
Aliu, shtoi se kjo u arrit falë edhe rekomandimit të NATO.