Shtohet lëvizja e trupave të KFOR-it në Istog

Shtohet lëvizja e trupave të KFOR-it në Istog

Ditëve në vijim do të ketë shtim të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të Istogut, ka njoftuar Komuna të mërkurën.

Ky shtim i lëvizjes thuhet se është për shkak të procedurave normale “të pranim-dorëzimit të kontingjenteve”.

“Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Komuna njoftoi se do të zhvillohen edhe ushtrime “për t’i testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale”.

“Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren. Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet tutje.

Related Articles