Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të fundit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në profiline saj në Facebook Çitaku është shprehur se nuk është aspak e befasuar me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
Tutje ajo ka theksuar se kjo është mënyra si operon LVV – refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado.
“E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi ndaj sindikatave, ndaj mediave, ndaj opozitës dhe ndaj bizneseve. Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë”, shkroi Çitaku.
Tutje, sipas saj, më ironikja është se LVV “në mënyrë radikale, dhe shpeshherë edhe dhunshëm ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës” dhe se e vetmja politikë që njohin është konsistentë në destruktivitet. /Gazeta Enigma/