Shtrenjtimi i rrymës, Ymeri: Adresa e përgjegjësisë dihet, është zyra e Kryeministrit

Shtrenjtimi i rrymës, Ymeri: Adresa e përgjegjësisë dihet, është zyra e Kryeministrit

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestën e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës, duke thënë se ‘’protesta para KEDS edhe në thirrje e pankarta kundër KEDS/KESCO më shumë devijon vēmendjen dhe ul presionin në shkaktarin kryesor të kësaj gjendje e që është kryeministri në detyrë, Albin Kurti’’.

Ymeri ka shkruar edhe se, ‘’rryma e shtrenjtë është vendim i ZRRE-së dhe partisë në pushtet për llogari të NOA, EFT, GEN, e kompanive te ngjajshme e jo se ia kanë hatrin KEDS-it’’.

Postimi:

Për shkak që KEDS/KESCO nuk ka mundësi ligjore të aprovoj rritjen e çmimit të energjisë elektrike as të importoj pa shkak, protesta para KEDS edhe në thirrje e pankarta kundër KEDS/KESCO më shumë devijon vēmendjen dhe ul presionin në shkaktarin kryesor të kësaj gjendje e që është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Megjithëse duhej të ishte në shërbim të Kosovës, nga të dhënat e çmimet që po rriten, po shihet që për vite me rradhë ka punuar në favor të Mafisë Energjetike edhe këtu është fatkeqësia.

Ndonëse ka shumë arsye për të protestuar kundër KEDS-it (investimet e vogla, tensioni i ulët etj) po rryma e shtrenjtë është vendim i ZRRE-së dhe partisë në pushtet për llogari të NOA, EFT, GEN, e kompanive te ngjajshme e jo se ia kanë hatrin KEDS-it.

Edhepse VV ka edhe Ministrinë e Ekonomisë edhe ZRRE – në, sikurse në listë të deputetëve, në VV ka një emër dhe të tjerët janë siç i ka paraqitur Kurti, pra numra serik.

Në këtë lloj qeverisje me 1 emër e mijëra numra serik në ekzekutiv e plot institucione publike, adresa e përgjegjësisë dihet, është Zyra e Kryeministrit.

Që nga 2021 me instalim të aparatatit të tregtarëve me licenca e ambasadë, ne jemi shtyrë të punojmë si ora për tregtarë të energjisë elektrike, deri në 1 Milionë Euro në ditë.

Pa dhimbje, pa na vënë veshin që sa vjet tanimë duke na hapur propagandë se kinse KEDS/KESCO po operon në vete edhe është shkaktar i vetëm i rritjes së çmimit të rrymës kur në fakt vendimin e ka dhënë ZRRE.

Related Articles