Shtrihet në spital kundërshtari i Kosovës, presidenti Millosh Zeman i Çekisë

Shtrihet në spital kundërshtari i Kosovës, presidenti Millosh Zeman i Çekisë

Presidenti i Çekisë, Millos Zeman, u dërgua në spital të martën. Mediet lokale raportuan se ai përshëndeti me dorë para kamerave.

Mediet lokale çeke nuk raportuan për arsyen e dërgimit të Zemanit në spital, ndërsa zëdhënësi i tij nuk ishte menjëherë i qasshëm për koment, shkruan Reuters.

Faqja çeke e lajmeve, Novinky.cz, publikoi një video të Zemanit, 76 vjeç, duke zbritur nga vetura dhe duke u futur në spital përmes një karroce.

Mediumi çek tha se presidenti mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në spital, por nuk e dha burimin për këtë raportim.

Ndryshe, Zeman njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës. Këtë vit, ai i kërkoi falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Related Articles