Shtyhet deri në maj të 2027-tës afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Shtyhet deri në maj të 2027-tës afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje elektronike të zhvilluar të hënë ka vendosur që afati për të aplikuar për njohje të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shtyhet deri në maj të vitit 2027. 

Në të njejtën kohë, Qeveria ka marr vendim që mandati i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shtyhet deri më 15 maj të vitit 2028.

Të hënën në Kosovës është shënuar Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës.

Related Articles