Prokuroria Speciale ka njoftuar se intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili ishte paraparë të mbahej sot, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, e cila tha se intervistimi është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes.
“Intervistmi i z.Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z.Elek”, tha Luta për Klankosova.tv.
Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.
Elek, sipas Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”.