Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e financave Publike, për shkak të agjendës së ngarkuar. Kështu deklaroi në fillim të mbledhjes, kryesuesja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami.
Bajrami ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një ditë tjetër.
“Ministria e Shëndetësisë është lajmëruar dhe kanë kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, u shpreh Bajrami.
Në këtë mbledhje ishte planifikuar që të të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”.