Rikthimi në kombëtare shtyhet për Christian Eriksen.
Mesfushori danez në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përkohësisht nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Kasper Hjulmand për miqësoret e planifikuara për 26 dhe 29 mars kundër Holandës dhe Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Daneze, sipas së cilës, megjithatë, ish-lojtari i Interit tashmë tekBrentford në Premier League mund t’i bashkohet grupit në ditët në vijim në rast të një tamponi negativ.