Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se është shtyrë seanca e cila ishte paraparë të mbahej nesër.
Në njoftim thuhet se për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.
“Shtyhet seanca, e paraparë për të hënën. Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.