Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ta shtyjë seancën fillestare për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.
Ky vendim u mor pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan, e seanca e shqyrtimit do të mbahet më 17 mars.
Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.
Më 5 qershor të 2024-s, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia i kishin arrestuar të pandehurit në Ferizaj.
Ata dyshohet se kanë bërë spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
BIA serbe kishte reaguar, duke mohuar se të dyshuarit kanë pasur ndonjë lidhje me të.