Është shtyrë me për dy orë seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku pasi mbrojtja ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes.
Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë ku qëndroi për rreth 45 minuta. Balluku nuk dha asnjë prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO, shkruan Euronewsal,
Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 31 tetor komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
