Shtyhet takimi i Konjufcës me deputeten britanike Alica Kearns

Shtyhet takimi i Konjufcës me deputeten britanike Alica Kearns

Është shtyrë takimi i paparaparë për sot në orën 13:00, në mes të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputetes britanike, Alica Kearns, shkruan Gazeta Express.

Ky takim është shtyrë për kohë të pacaktuar.

“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, pati thënë  në korrik se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

Related Articles