Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka shtyrë mbajtjen e testit të arritshmërisë, raporton Gazeta Enigma.
Testi i cili ishte paraparë të mbahet me 21 maj është shtyrë për një javë.
Kështu nxënësit e klasave të nënta do të kenë mundësi që më 28 maj t’i nënshtrohen këtij testi.
“Anulohet data paraprake e organizimit të testit të arritshmërisë, e caktuar me vendim nr.2-519 të datës 01.04.2021. Testi i Arritshmërisë organizohet për nxënësit e klasës së 9-të të shkollës së mesme të ulët dhe administrohet me datë 28.05.2021”, thuhet në vendimin e MASh-it.