Shumë e rrallë, qyteti turistik i Egjiptit mbulohet me të bardha – breshëri habit banorët dhe turistët

Shumë e rrallë, qyteti turistik i Egjiptit mbulohet me të bardha – breshëri habit banorët dhe turistët

Qyteti turistik në Egjipt është futur në Vitin e Ri, i “zbardhur”  nga reshjet e mëdha të breshrit – duke bërë që të gjithë të habiten.

Turistët në qytetin egjiptian Hurgharda mbetën të habitur. Ky vend u përfshi nga një stuhi në ditën e parë të Vitit të Ri – duke krijuar një skenë tejet të rrallë – pra qyteti i mbuluara nga breshëri.

Në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihen qytetarët duke ikur nëpër hotelet e tyre – pasi ky qytet është mbuluar nga një sasi e madhe e breshrit.

Si pasojë e stuhisë janë mbyllur shkollat, e qytetarët dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë larg objekteve që potencialisht mund të jenë të rrezikshme siç janë: drunjtë dhe shenjat e komunikacionit nëpër rrugë.

Related Articles