“Shume ma ‘cool’ koke live”/ Dafina takohet me Albin Kurtin

“Shume ma ‘cool’ koke live”/ Dafina takohet me Albin Kurtin

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri,  është pritur në Kryeministri.

Ajo u takua me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të bashkëbiseduar mbi koncertin dy-ditor që bashkoi mijëra shqiptarë – Supernova.

Zeqiri e falënderoi Kurtin për pjesëmarrje në koncert, teksa Kurti e falënderoi atë që gjeti kohë të vizitojë qeverinë.

Të dy bashkë vlerësuan veçantinë e të jetuarit në Kosovë, me Dafinën që u shpreh se askund nuk është ndjerë rehat si në Prishtinë.

Kurti e çmoi angazhimin e saj në muzikë dhe mesazhin e fortë që përçon nëpërmjet këngëve të saj.

“Shumë ma ‘cool’ koke live, se nëpër fushata kur po të shoh” iu drejtua Dafina, Albinit.

“Parmbrëmë mysafir në koncertin e saj të shkëlqyeshëm, sot nikoqir i saj në kryeministri. Dafina ishte përsëri mbresëlënëse” deklaroi Kurti, në postimin e tij.

Zeqiri i uroi Kurtit suksese në zgjedhje, e ky i fundit i dha një dhuratë simbolike, për fat.

Related Articles