Militantët nga Hamasi kanë hyrë në tokën izraelite nga Gaza.
Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si detin e ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.
Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.
Hecht nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve nëse inteligjenca e IDF-it kishte informacione se do të ndodhte një sulm nga ana e Hamasit.
Ai shtoi se ushtria do të thërriste mijëra rezervistë, raporton cnn.
Kur u pyet nëse IDF e konsideron veten në luftë, Hecht tha se “kjo është një gjendje gatishmërie për luftë”.
Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët.