Si dështoi shkëmbimi Jashari – Baftiu, ja gjithë prapaskenat e bisedimeve

Si dështoi shkëmbimi Jashari – Baftiu, ja gjithë prapaskenat e bisedimeve

Njëra ndër temat më të nxehta të afatit kalimtar të janarit për vitin 2022, ishte transferimi i Blend Baftiut te Drita.

“LIG Sport” mëson ekskluzivisht se pjesë e bisedimeve ishte edhe një mundësi e shkëmbimeve të futbollistëve. Muharrem Jashari, i cili nuk tregoi shumë te skuadra e Dritës, mund të kalonte te Ballkani, ndërsa Blend Baftiu te FC Drita.

Bisedimet për shkëmbimin e futbollistëve nuk rezultuan të suksesshme, derisa më pas FC Drita tentoi që ta transferonte Baftiu duke paguar dëmshpërblim Ballkanit.

Siç e mëson “LIG Sport”, në ditën e fundit të afatit kalimtar (31 janar), drejtuesit e Dritës ofruan 50,000 mijë euro për Baftiun, derisa oferta u pranua nga Arsim Kabashi, president i FC Ballkanit.

Edhe ky variant dështoi pasi që futbollisti refuzoi t’i bashkohej Dritës dhe kështu vazhdoi të qëndronte te Ballkani.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Baftiut, i cili vazhdon të mbetet ndër futbollistët më të kërkuar në treg, pavarësisht formës jo të mirë të tij.

Related Articles