Si e shpëtoi syfyri familjen Jashari nga sulmet e forcave serbe?

Si e shpëtoi syfyri familjen Jashari nga sulmet e forcave serbe?

Vitin e kaluar ishte kthyer në debat bindja fetare e familjes heroike të Jasharëve dhe nëse ata kanë agjëruar apo jo.

Por duket se ky debat merr fund nga një rrëfim i para disa viteve nga ciceroni i kullave të Jasharajve, i cili tregon se si në një prej sulmeve serbe mbi familjen Jashari kishte ndodhur gjatë muajit të ramazanit dhe për fat syfyri ata i kishte shpëtuar.

Ciceroni tregon se forcat serbe kishin nisur një sulm herët në mëngjes mbi familjen Jashari duke menduar se do t’i gjenin në gjumë dhe të pa përgatitur, pa e ditur se ata të gjithë ishin zgjuar për syfyr.

Nga ky sulm, kishin mbetur të plagosura dy vajza të familjes Jashari, ndërsa forcat serbe ishin zmbrapsur nga rezistenca e burrave dhe grave të Jasharajve.

Related Articles