Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin për kualifikimin e saj në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Në Facebook, ai është shprehur i lumtur dhe i habitur me rezultatin që arriti Distria sot.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta”.
“Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.