Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, në emisionin “Frontal” të T7 ka dhënë detaje rreth situatës aktuale në Veri pas sulmit terrorist në Branjskë.
Ai tha se situata po shkon drejt normalizimit.
“Konsiderojmë që situata po shkon drejt normalizimit, për shkak se i kemi zëvendësu njësitë speciale me njësi të ndërhyrjes së shpejtë, kemi pasur basitjs, kontrolle, ndërsa sot konsiderojmë që prej nesër e tutje se s’do te kemi kontrollë të terrenit”, tha ai.
Elshani konsideron që pjesa më e madhe e terrenit “është pastruar”.
Ai foli edhe për hapjen e pikës kufitare në Jarinjë, pasi sot është hapur ajo në Bërnjak.
“Në bazë të informacioneve që i pranojmë, në bazë të hetimeve, varet në varësi nga situata e ka mundësi që të lirohet edhe Jarinja”, tha ai.
Elshani tha se tash është nivel më i ulët i rrezikshmërisë.
“Ka nivel më të ulët të rrezikshmërisë, policë ka ende, sot e kemi kreh terrenin afër manastirit, sepse jemi në kërkim që nga e hëna. Ka mundësi që prej nesër nuk do të ketë krehje të terrenit, përpos kur kemi informata që në një vend të caktuar duhet të kërkojmë”, tha Elshani në “Frontal”.
Ai tha se kanë komunikim të mirë me të gjithë qytetarët në përgjithësi.
“Situata është e mirë, kemi komunikimi shumë të mirë me qytetarët në përgjithësi, këtu është një presion i madh i Serbisë, për shkak që ka struktura që i japin llogari shtetit serb”, tha ai.