Një prej aferave më të mëdha të Qeverisë Kurti, ajo e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.
Këto mesazhe u publikuan nga Nacionale.
Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.
Në një nga mesazhet e bisedës, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.
‘kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.
Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:
“hahahahahaha ky qenka Ylli
Tani po ftillohem për kë bëhet fjale.
Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatory në KEK. Hallexhinj.
“Gjynah”