“Si këmbimore” – Manastiri i Graçanicës thyen eurot për dinarë

“Si këmbimore” – Manastiri i Graçanicës thyen eurot për dinarë

Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë, mirëpo qëllimet e manastireve në Kosovë duket se kanë marr kahje tjetër, nga ajo që do të duhej të bënin.

Të paktën në Banjskë e Graçanicë, manastiret janë shndërruar në vende ku zhvillohen veprimtari ilegale e terroriste.

Dinari qarkullon lirshëm, u kryen blerje e madje nga euro në dinarë, KIKS Kosova me lehtësi e bëri konvertimin në Manastirin e Graçanicës.

Pasi ekipi i KIKS-it misionin e parë e kreu me sukses, pra konvertimin e euros në dinarë, atëherë radha ishte që të kuptonin a po qarkullon kjo kartëmonedhë. Stacioni i parë ishtë një barnatore.

Paracetamolët u morën e madje ekipi i KIKS-it as nuk u pyet nga punëtorja se a kamë euro, por pati prej atyre që thanë se nuk guxojnë ta marrin pasi është ilegale.

Direksioni i radhës ishte: minimarketi.

Pas tentimit në market, ekipi i KIKS Kosova vazhdoi tek kafeneja e cila ndodhet jo larg qendrës së qytetit. Edhe pse punëtori i kafenesë tha që është ilegale, dinarin e futi në xhep, pasi ua përgatiti një espresso.

Jo larg Prishtinës, u pa që bizneset në Graçanicë po kryejnë veprimtari ilegale. Ekipi i mori dinarët, bleu paracetamol e kafe pa pikë problem, në pikë të ditës.

Ekipi i KIKS Kosovës do të vazhdojë të përcjellë edhe qytetet e tjera të banuara me shumice serbe se a po qarkullon ende dinari në këto pjesë të Kosovës.

Kujtojmë se me vendim të Qeverisë së Kosovës, dinari serb u ndalua për qarkullim brenda Republikës së Kosovës.

Related Articles