“S’i kemi shpëtuar luftës, Kurti e Vuçiq nuk po dorëzohen”

“S’i kemi shpëtuar luftës, Kurti e Vuçiq nuk po dorëzohen”

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në Info10 ka komentuar situatën e krijuar së fundi pas fillimit të largimit të barrikadave në veri të vendit.

Spahiu ka thënë se ende nuk i kemi shpëtuar luftës dhe rreziku më i madh do të jetë në kohën e përpjekjes për marrëveshje.

“Secila palë duke u munduar të bëj marrëveshjen, pazarin sa më të mirë për veten rrezikojmë të shkojmë në luftë. Mendoj se pikërisht atëherë mund të kemi luftë, nëse shpëtojmë pa luftë atëherë do të ketë marrëveshje. Por besoj që në fund me luftë e pa luftë do të ketë një marrëveshje”.

“Gjithmonë mund ta shmangesh luftën derisa të dorëzohesh, por nuk po shoh se presidenti serb Vuçiq po dorëzohet e në anën tjetër nuk po e shoh se Kurti e ka ndërmend të dorëzohet. Ose do të arrihet marrëveshja ose do të ketë luftë të arrihet marrëveshja.”, ka thënë Spahiu.

Tutje Spahiu ka thënë se presidenti serb hoqi dorë nga kushti për krijimin e Asociacionit që të largohen barrikadat.

Related Articles