Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka bërë akuza të rënda në drejtim të Emisarit Special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, Lajcak ishte koordinuar me Serbinë kundër Kosovës dhe ka rehabilituar kërkesat serbe në dialog, e këtë retorikë e ka vazhduar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Një gjuhë e tillë e Kurtit ndaj Lajcak është pasur me qëndrime të Brukselit dhe Uashingtonit që kanë shprehur përkrahjen për punën e emisarit sllovak. Madje i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Kosova me 1 milion e gjysmë s’mund të bind gjithë komunitetin transatlantik për të ndërruar taktikë.
Deputeti i VV’së, Armend Muja, ka vazhduar me gjuhën e njëjtë të shefit të tij, duke thënë se Lajcak kohë pas kohe mos e ka tejkaluar linjën e kuqe duke të devalvimit të plotë si palë duk marrë edhe pozicione të Serbisë.
A thënë se pret një qasje të balancuar në dialog, derisa ka theksuar se Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve të dialogut dhe se është BE’ja që me mandat nga Këshilli i Sigurimit lehtëson bisedimet.
“Tendenca për të devijuar nga marrëveshja e 27 shkurtit mendoj se është kundër qëllimeve të vet Bashkimit Evropian. Përpjekja për të justifikuar pengesat që i qet Serbia për zbatimin e çfarëdo marrëveshje që nga viti 2011 nuk i ndihmojnë procesin. Ajo çka unë pres është që të ketë një balancim të qasjes në dialog dhe të ketë një përkushtim të palëve, përfshirë edhe BE-në për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Brukselit, ku njohja de-facto është në qendër…Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, në fakt Bashkimi Evropian është mandatuar edhe nga Asambleja e Këshillit të Sigurimit dhe po ndërmjetëson. Por ajo çka ne duhet të potencojmë është se ndërmjetësuesi Lajçak mos e ka tejkaluar linjën e kuqe të devalvimit të plotë si palë, duke u bërë dhe kohë pas kohe duke marrë pozicione të Serbisë. Mendoj se ky dialog nuk i kontribuon tejkalimit të ngërçit dhe as arritjes së marrëveshjes dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë deputeti Armend Muja për Kosova Press.
Si Kurti ashtu edhe vartësit e tij, kanë bërë akuza të rënda ndaj Emisarit Special të BE’së, Mirosllav Lajcak, duke thënë se u pozicionua kundër Kosovës.
Gjithashtu gjatë konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator, tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe Lajcakut.