Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, ka komentuar vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, duke i parë ato si një tentim të qëllimshëm për shkaktim të jo-stabilitetit politik dhe provokim të zgjedhjeve të parakohshme.
Kështu ka deklaruar ai në ‘Facebook’-un e tij, duke pyetur se çfarë synimi mund të kenë ulja e pagave në sistemin e drejtësisë, shkëputja e kontratës kolektive me SBASHK-un e marrja e mjeteve buxhetore nga komuna e Prishtinës.
“Cili është synimi i uljes së rrogave në sistemin e drejtësisë, i shkëputjes së kontratës kolektive të SBASHK, i marrjes së mjeteve prej buxhetit të Prishtinës – të gjitha në pikun e krizës me veriun? Kjo diqysh si me dasht me qëllim me i shkaktu vetes jostabilitet politik dhe me e provoku opozitën në zgjedhje të parakohshme. Tybe s’po me duket se e ka plan me e prek kush. Rrimë kryeministër, grahi… ti po din”, ka shkruar ai.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.
Kryeministri Kurti ka thënë se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.
Postimi: