Si mund të zgjidhet një President tjetër, tash që dy janë në garë?

Si mund të zgjidhet një President tjetër, tash që dy janë në garë?

Pasi që dy kandidatët e tanishëm për President, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, janë në letër, shumë njerëz kanë dilemë se si do të vazhdohet me kandidatë të tjerë të mundshëm për President, nëse partitë arrijnë dakordim.

Lidhur me këtë, Gazeta Enigma pyeti ekspertin e ligjeve të Republikës së Kosovës, Anton Nrecajn.

Nrecaj tha se Kushtetuta parasheh deri në katër kandidatë për President, që do të thotë se shumë lehtë mund të shtohet edhe një apo dy kandidatë.

“Këta dy kandidatët mund të qëndrojnë ose të tërhiqen, por edhe mund të vazhdojë procedura me tre kandidatë. Në atë rast, rundi i parë është me tre kandidatë, në rundin e dytë shkojnë dy të parët me më së shumti vota, ndërsa në rundin e tretë ai/ajo me më së shumti vota”, sqaroi Nrecaj për “Enigmën”. “Pra, minimumi është dy kandidatë, ndërsa maksimumi katër kandidatë”, përfundoi ai.

Related Articles