Komuna e Vushtrrisë u bën thirrje shoferëve që ta përdorin rrugën alternative R220 Pestovë – Bukosh.
Ngarkesa e madhe e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë për shkak të rritjes së fluksit të makinave por edhe për shkak të punimeve në infrastrukturën rrugore që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, ka shtyrë Komunën e Vushtrrisë që të gjej rrugë alternative.
Komuna e Vushtrrisë u bënë thirrje shoferëve të automjeteve nga Vushtrria por edhe nga Mitrovica që të përdorin rrugë alternative: rrugën R 220 Pestovë -Bukosh, rrugën Vushtrri -Nadakofc, rrugën Maxhunaj – Samadrexhë – Sfaraqak me qëllim që t’i shmangen ngarkesës dhe ta lehtësojnë trafikun./Gazeta Enigma/