S’i pastruan gomat, Policia u shqipton gjobë 1 mijë euro dy kompanive për ndotje të ambientit

S’i pastruan gomat, Policia u shqipton gjobë 1 mijë euro dy kompanive për ndotje të ambientit

Policia e Kosovës, ka gjobitur 3 kompani për ndotje të ambientit me gjobë prej 1 mijë eurosh.

Shoferët e kamionëve transportues nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve, dhe si pasojë, tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj – Kaçanik.

Postimi:

Ndëshkohen dy kamionë (persona juridikë) në Ferizaj

Ferizaj, 20.12.2025

Pas ankesave të pranuara nga qytetarët përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, janë ndaluar nga policët e trafikut dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani (persona juridikë).

Shoferët e autorizuar kishin për detyrë transportimin e dheut, mirëpo nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve. Si pasojë, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik – fshati Komogllavë.

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej një mijë (1000) euro për ndotje të ambientit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore që gjatë kryerjes së punimeve të kenë kujdes të shtuar. Shoferit i ndalohet të hyjë nga një rrugë dytësore të pashtruar në rrugë të asfaltuar pa hequr baltën apo ndonjë material tjetër të papastërt nga rrotat.

Related Articles