Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-1995 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100 mijë njerëz, njofton Klankosova.tv.
Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cilësuar si arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, tek 26 vjet pas masakrës më 8 qershor iu dha verdikti final ku u dënua me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit – teksa pjesën tjetër të mbetur të jetës do e kaloj prapa grilave.
Identifikimi i Mlladiq për krimet e kryera gjatë kohës së luftës së Bosnjës u bë nëpërmjet një unaze siç thuhet që e mbante gjatë asaj kohe.
Dhe besohet se ajo ishte një nga “informatorët” kryesorë që Ratko Mlladiq të arrestohej më 26 maj të vitit 2011, në fshatin Lazarevë, në Serbi, në shtëpinë e një kushëriri të tij.
Mediet në Serbi kishin raportuar më herët se ishte pikërisht unaza ajo në bazë të së cilës një polic e identifikoi njeriun më të kërkuar nga Tribunali i Hagës, për më tepër se 15 vjet, përcjell KlanKosova.tv.
Aksesori i dorës ishte me rreth prej ari ndërsa e kishte një gur gjysmë të çmuar.
Para se të tranferohej në Hagë, disa ditë pas arrestimit, ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, ia ka dorëzuar unazën djalit të tij, Darkos.
Mlladiq unazën që e identifikoi si kriminel arriti ta zëvendësoj me një unazë me një lider të panjohur të fiseve indiane – me të cilën u pa edhe më 8 qershor kur iu dha dënimi i përjetshëm për krimet e kryera dhe gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë