Si vlerësohet komentimi i vendimeve gjyqësore nga partitë politike?

Si vlerësohet komentimi i vendimeve gjyqësore nga partitë politike?

Ehat Miftaraj, Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar se komentimi i vendimeve gjyqësore nga ana e partive politike është ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Këtë deklaratë, Miftaraj e ka bërë në rrjetin social Facebook, pasi zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje u deklaruan kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, e cila e dënoi me tri vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare deputeten e kësaj partie, Jetmire Vrenezin.

“Komentimi i vendimeve gjyqësore (të drejta, të padrejta, të bazuara, të pabazuara) nga ana e partive politike është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, Komisioni Evropian përmes raportit të progresit jo rastësisht i potencon çdo vit si probleme serioze politizimin dhe ndërhyrjet e politikës në sistemin gjyqësor në Kosovë.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim. Kështu dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, është në vlerë prej 69,729.66 euro. /Gazeta Enigma/

Related Articles