Sibel Halimi jep dorëheqje nga LDK

Sibel Halimi jep dorëheqje nga LDK

Sibel Halimi, që deri më sot ushtronte postin e zëdhënëses në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka dhënë dorëheqje.

Burime të Paparaci.com brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë treguar mediumit se Halimi ka dhënë dorëheqje të martën.

Të martën gjatë ditës është raportuar në media se dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi.

Të dy këto dorëheqje nga partia e Lumir Abdixhikut vijnë pak para zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

Halimi ka qenë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt nga LDK-ja, ndërsa më pas u emërua zëdhënëse e subjektit politik.

Paparaci.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga vet Halimi, por kjo e fundit nuk iu është përgjigjur thirrjeve dhe pyetjeve të shkruara të redaksisë.

Related Articles