Nga 1 nëntori, Sidnei do të lejojë udhëtarët e vaksinuar me dy doza nga jashtë, pa pasur nevojë për karantinë, megjithëse nga lehtësimi i masave fillimisht do të përfitojnë vetëm qytetarët.
Ky hap vjen pasi New South Wales pritet të arrijë një normë 80% të vaksinimit me dozën e parë të shtunën, shumë përpara pjesës tjetër të Australisë, dhe sjell kthimin e pritshëm të udhëtimeve jashtë shtetit për disa javë.
“Ne duhet të ribashkohemi me botën. Duhet të hapemi”, tha kryeministri i New South Wales, Dominic Perrottet.
Australia mbylli kufijtë në mars të vitit 2020, duke lejuar hyrjen pothuajse ekskluzivisht vetëm për qytetarët dhe banorët e përhershëm të cilëve aktualisht u kërkohet të kalojnë dy javë karantinë hoteli me shpenzimet e tyre./Gazeta Enigma/