Plot 20 pikë.
Kaq ishte epërsia e fitores së Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit.
Ekipi i Ahmet Kandemir, dominoi thuajse krejtësisht derbin e Prince Caffe Superligës dhe triumfoi me rezultat 74 me 54.
Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja palët në luftë për titullin e kampionit.
Basketbollisti më i mirë për ekipin e kryeqytetit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime.
Sigal Prishtina por edhe Golden Eagle Ylli, i kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje