Gjykata Themelore në Ferizaj sot, do të mbajë seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Brenda në sallë është një numër i madh i pjesëmarrësve, njashtu edhe nga mediat që janë duke e përcjellë.
Gjithashtu edhe siguria duket se është në nivelin më të lartë.
Krivaqa dhe Sejdiu ende nuk janë brenda sallës, ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.