Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencën për media për aktakuzën që është ngritur ndaj saj, dy zyrtarëve të ministrisë dhe Ridvan Muharremit, ka thënë fillimisht se kryeministri Albin Kurti s’ka asnjë lidhje me këtë çështje,
Menjëherë pas kësaj, ajo ka thënë se Kurit e ka vetëm një lidhje, kur ka aprovuar kërkesën për shmangien nga procedurat e prokurimit për sigurimin e rezervave.
Sipas ministres, kjo kërkesë ishte e ligjshme dhe se vendimi i Kurtit ishte e vetmja ndërhyrje e Qeverisë.
“Këtu s’ka asnjë lidhje kryeministri Kurti. Kryeministri Kurti ka të vetmën lidhje që ka aprovuar kërkesën tonë të ligjshme për largimin nga procedurat e prokurimit publik, sepse dështuam tri herë. Kjo është e vetmja ndërhyrja ligjore e Qeverisë”, ka thënë ajo.
