Finalja Angli – Itali, për pak sa nuk dështoi, arsyeja – dështimi në menaxhim të situatës me publikun

Finalja Angli – Itali, për pak sa nuk dështoi, arsyeja – dështimi në menaxhim të situatës me publikun

Në përgjithësi, 26 njerëz u arrestuan në stadium dhe zëvendësndihmës komisionarja, Jane Connors, e ka lartësuar policinë për reagimin e tyre që ndeshja të zhvillohej sic u përcaktua.

Në një komunikatë për media, Policia Metropolitane ka thënë: “Të dielën, për herë të parë në 50 vitet e fundit, Anglia ishte kualifikuar në finale të një turneu të madh ndërkombëtar në futboll. Kjo duhej të ishte një ditë e krenarisë kombëtare, plot festë”.

“Megjithatë, ajo u prish fatkeqësisht nga një pakicë e tifozëve të dhunshëm dhe të çrregullt, të cilët u përpoqën ta grabisnin finalen për përfitimin e tyre egoiste.”

Connors ka thënë se zhvillimi i finales të dielën do të dështonte sikur mos të ishte për ndërhyrjen e shpejtë të policisë.

Connors theksoi: “Nuk e pranoj dot se operacioni i policisë dështoi dhe iu qëndroj vendimeve të vështira që i morën oficerët e policisë dhe komandantët e Policisë Metropolitane për rendin publik. Pa ndërhyrjen e tyre të shpejtë, ka mundësi që ndeshja do të dështonte”.

Related Articles